Asambleistja e PSD-së, Festa Shabani, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të VV-së, duke ju drejtuar aty se duhej të ju vije marre, sepse votuan kundër projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan shkruan Radio Star.
Festa Shabani përmes një postimi në facebook, ka thënë se kur bëhet fjalë për votim të komisioneve, aty ku merren para për meditje, votojnë “PRO” pa asni problem, kurse për Gjilanin votojnë kundër.
Postimi i plotë:
Kur bëhet fjalë për votim të komisioneve, pra aty ku merren meditje e rrogë shtesë për vete, e qojnë dorën e votojnë Pro pa asni problem ndërkaq po të njejtit ju deputetë që votuat kundër 26.000.000.00 milion euro nga Banka Evropiane per Rindertim e Zhvillim, të destinuara për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan duhet me ju ardh marre, konkretisht ju deputete të Gjilanit nga VV-ja.
Inate personale e partiake na morët në qafë…