Klinika Infektive ka publikuar raportin e ditës së sotme sa i përketë të prekurve me Covid-19.
85 të infektuar janë duke u trajtuar në Infektivë, 42 janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe gjashtë janë në gjendje kritike.
Sot nga klinika do të lirohen tetë persona të shëruar nga koronavirusi dhe dy raste pozitive por që gjendjen e kanë stabile.
“Në njësinë intesive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë tre pacientë, një i intubuar dhe dy me CPAP, në Pulmologji dhe Dermatologji janë të shtrirë 22 të dyshuar me Covid-19 dhe katër raste pozitive që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.