Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas lajmit për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejt dhe e pastër dhe siç thotë ai luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për ta mbrojtur popullin e tyre.
“Besoj thellë se lufta e UÇK-së. Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar ai në facebook.