Emisari Special i Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se mirëpret vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për të mos udhëtuar drejt Uashingtonit pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Grenell, në një postim në Twitter ka thënë se se e mirëkuptojnë vendimin e Hotit, dhe se po punojnë për të caktuar datën e re të takimit.
Ai ka thënë se data e takimit të ri to të caktohet së shpejti.
“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin e ri së shpejti”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Kjo ngjalli reagime të shumta si në Kosovë, Shqipëri por jo vetëm, reagime të cilat po vazhdojnë edhe sot. /Reporteri.net