Në qytetin e Gjilanit është inauguruar shtatorja e heroit Abdullah Tahiri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në facebook, ka shkruar se Abdullah Tahirin e rikthyem në bronz, ia kam pasë borxh, jo si kryetar por si shok i idealit.
Postimi i plotë:
Prej sot, roje lirisë së Kosovës i bën edhe kryengritësi i madh për lirinë e shqiptarëve, Heroi i Kombit, Abdullah Tahiri. E rikthyem në bronz si fitimtar, në vendin ku u ndal. Ia kam pasë borxh, jo si kryetar, por si shok i idealit. Lavdi!