Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për udhëtarët në aeroporte, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSh’ja ka bërë me dije se mbajtja e maskave është obligim për pasagjerët dhe se duhet të zëvendësohet çdo katër orë.
Ky institucion u ka bërë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë nëse kanë maska të mjaftueshme dhe xhel sanitizues për udhëtim, të mbajnë distancën fizike së paku 1.5 metra dhe të kufizojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me sipërfaqet dhe njërzit.
Sipas këtij njoftimi, udhëtarët duhet të plotësojnë Pyetësorin për Monitorimin e Shëndetit të linjës ajrore.
Deklarata e rrejshme për COVID-19, mund të rezultojë në refuzimin për të proceduar me udhëtimin, derisa pasagjerëve që nuk zbatojnë masat parandaluese mund t’iu refuzohet hyrja në aeroplan.
Në terminal lejohen vetëm udhëtarët dhe shoqërues të të miturve.