Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 96 raste të reja me Covid-19; ndërsa janë shëruar 87 persona.
Ky institut ka njoftuar se janë gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese; për dallim nga data e djeshme (26 qershor, 2020) ku u njoftua se janë 44 raste.
Sipas këtij njoftimi, i bie që brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë katër persona të prekur me koronavirus.
“Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.