Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan edhe 96 raste pozitive me koronavirus, ndërkaq janë shëruar edhe 87 të tjerë.
Edhe pse numri i të infektuarve është jo shumë më i madh se i të shëruarve gjatë ditës së sotme, numri total i të kuruave vazhdon të mbajë bilanc më të madh sesa ai i rasteve aktive.
Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më sot nga ky virus 48 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë këtij infeksioni dhe kanë ndërruar jetë, kurse nga gjithsej 1 mijë e 590 raste pozitive, 1 mijë e 394 persona janë shëruar ndërkaq aktive vazhdojnë të jenë edhe një mijë e 148.
“Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Sot më 27 qershor 2020, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Sa i përket rasteve të fundit pozitive, thuhet se janë prekur 16 komuna, ndër të cilat më së shumti raste ka shënuar ajo e Prishtinës, e pasuar nga komuna e Prizrenit dhe e Pejës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, është thënë tutje në njoftim. /gazetametro.net