Sot do të rihapet Aeroporti i Prishtinës për fluturime pas disa muajsh për shkak të pandemisë.
Më 23 qershor Qeveria mori vendim për rihapjen e Aeroportit më 28 qershor, shkruan Reporteri.net.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e tetë të Qeverisë kërkoi që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e përkohshëm të linjave të transportit ajror dhe tokësor në Kosovë.
Mëposhtë gjeni udhëzimet për mbrojtje nga coronavirusi për udhëtarët në aeroporte.