Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça është shëruar nga Covid-19.
Më pak se dy javë, drejtori Korça ka dalë negativ në testet e koronavirus. Lajmi e
ka bërë të ditur vet drejtori Korça duke thënë se mbrëmë pas mesnate për shërimin e tij e ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një mesazhi shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
“Rreth orës 00.03 mora mesazhin e shumë pritur nga IKSHP në të cilin shkruhet:
Mirëmbrëma Naser, jeni të shëruar dhe mund të dilni. Dr. Buqe
Faleminderit shum Dr. Buqe për këtë lajmë shumë të mirë për mua dhe familjen time.
Faleminderit të gjithë atyre që më qendruan pranë këto ditë të karantinës, si me mesazhe dhe me telefonata, ja u kthevsha në gëzime dhe festa në familjet e juaja.
Vazhdojmë./RadioStar/