Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë mbledhje nga ora 11:00 në sallën C-301 të Kuvendit.
Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më Qershor 2020.
Rendi i plotë i ditës:
I. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 dhe 23 qershor 2020:
1.Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
2.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
3.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
4.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
5.Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
III. Vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më 23 qershor 2020:
1.Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
2.Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
3.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
4.Pyetjet parlamentare,
5.Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
6.Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
7.Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.
8.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave