Ballafaqimi ndërmjet Dritës dhe Skenderajt, që luhet këtë të mërkurë me fillim në ora 13 në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” do të përcaktojë se cila ekip do të jetë në finalen e madhe me M-Technologie, e cila praktikisht e ka siguruar finale dhe sipas të gjitha gjasave do të startojë nga poyita e parë, ngase Kastrioti i ka humbur të gjitha gjasat për të qenë në finale.
Dy ekipet e para do të luajnë në finale, kurse ekipi që yë vendin e parë do të ketë përparsinë e terrenit vendas.
Në ndeshjen e fundit para finales zhvillohen përballjet:
Drita – Skenderaj
M-Technologie – Kastrioti
Tebela
M-Technologie 10 pikë
Skenderaj 8 pikë
Drita 8 pikë
Kastrioti 4 pikë