Spitali Rajonal i Gjilanit, është mobilizuar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, njofton PlusTelevizion.
Që të mos ngarkohet Klinika Infektive në QKUK, pacientët me koronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.
Aktualishtë në Sitalin Rajonal të Gjilanit, janë tre pacientë të dyshuar coronavirus që po trajtohen në Repartin për sëmundje infektive.
Këtë e ka konfirmuar për Plus Tv, drejtori i Spitalit Rajonal në Gjilan, Nisret Hajrullahu, i cili tha se ky institucion ka të hospitalizuar 3 raste të dyshuar me Covid-19.
Sipas drejtorit, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, janë 10 shtretër në dispozicion.
Hajrullahu, bëri të ditur se disa raste pritet që të testohen, personat që hospitalizohen dhe shfaqin simptoma si ethe, temperaturë, kollitje e frymëzënie.
Hajrullahu tha se spitali i Gjilanit, ka pesë mjek infektologë që do të merren eksluzivishtë me trajtimin e pacietëve me koronavirus.
Ka thënë se në bazë të gjendjes së pacientëve do të vendoset për hospitalizim apo nëse ka nevojë edhe për dërgim në Infektive.
Hajrullahu shtoi se varësishtë situatës epidemilogjike do të shtojnë kapacitetet dhe hapësirat për pacientë me COVID-19 dhe dhomat e izolimit derisa sipas tij, në rast nevoje janë në dispozicion edhe reparte tjera.
Ai shtoi se nga Gjilanit ka pacientë me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë dhe të tjerë në shtëpi në vetëizolim.
Në Komunën e Gjilanit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raste aktive janë 71 të infektuar./PlusTV/