Personat e prekur me coronavirus në vendin tonë ditëve të fundit po shënojnë rritje alarmante.
Sonte u shënuan hiç më pak se 122 raste të reja me coronavirus nga 231 testime që janë bërë.
Nga kjo i bie se pozitivë kanë dalë saktësisht 52.8 % e personave të testuar, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa shifrat po rriten, institucionet gjegjëse, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po lënë “fajtor” qytetarët duke thënë se nuk po i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Duke parë rritjen e personave të prekur nga coronavirusi, kryeministri Avdullah Hoti sot i bëri publike katër masat e reja.
Ai tha se institucionet do të punojnë vetëm me staf esencial dhe, siç thotë ai, sektorët e prekur me infeksion do të mbyllen.