Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ende nuk është marrë vendim për lejimin e dasmave, hapjen e pishinave dhe veprimtarive tjera ekonomike që ishin paraparë të hapen nga korriku.
“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhte në njoftimin për media.
Gjithashtu u theksua se çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohen nga Ministria e Shëndetësisë.
“Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marr nga burimi zyrtar”, thuhet tutje nga MSH.
Ndër të tjerash duhet përkujtuar që nga 1 korriku ishte paraparë të hapen pishinat, të hapen klubet e natës të fillonin dasmat e disa organizime të tjera.