Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook, ka treguar se kur do të mbahet provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit të cilët janë të regjistruar jashtë vendit.
Postimi i plotë/
Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit
1.Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në afatin e parë në dt.10 korrik 2020.
2.Nxënësit duhet paraprakisht të sjellin dëshminë e regjistrimit jashtë vendit.
3.Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në Prishtinë.
Vendim i MASHT i datës; 30.06.2020.