Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj se do ta përdorin forcën e ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse ndaj koronavirust e sidomos ndaj atyre që nuk vendosin maska mbrojtëse.
“Kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj nuk kanë përgjegjësi për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 por se kanë detyrim dhe përgjegjësi që qytetarët, sidomos ata që mundësitë materiale i kanë të vogla, të furnizohen me mjete mbrojtëse pa pagesë aq më parë që ka pasur shumë donacione ndërkombëtare për këtë. Të rrallë janë ata që kanë mundësi që për një maskë mbrojtëse për një përdorim të paguajnë nga 1 euro për vete dhe nga 1 euro për çdo anëtar të familjes. Në vend të kërcënimit duhet të krijohet një mundësi që qytetarët të furmizohen me masa mbrojtëse pa pagesë”.
“Në Kosovë nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme prandaj nuk ka mundësi të përdoren mjete të jashtëzakonshme juridike e që nuk janë të rregulluara me ligj”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së
Ky këshill vlerëson se është rritur numri i të infektuarve për faktin se është ritur numri i testimeve.
KMDLNJ i bën thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të përkrah më shumë sistemin shëndetësor mbi të cilin po bie barra kryesore në luftimin e pandemisë.