Për Burhanin si nxënës i Shkodranit
Duke marrë parasysh apo shkas shkrimin e këtij djaloshi me emrin Burhan dhe i shtyer nga mësuesi i tij konceptual Shkodrani më mbetet ta kem një reagim sa i përket shkrimit të tij me 26.06.2020 duke u munduar ta ofendojë Lëvizjen në mënyrën Shkodranjane.
Sa i përket paradoksit më lejo të them se nuk ka paradoks më të madh se të jesh në subjektin e PRONTOS dhe të mendosh luftën ndaj krimit e korrupsionit me kryetar si Kadria apo të kesh idol persona si Hashimi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt politik i cili për dallim nga subjektet tjera e sidomos nga ai të cilit i takoni ju, është subjekt emancipues por këtë shumë lehtë mund ta vërtetosh edhe nga mësuesi yt konceptual, i cili për disa vite ishte edhe pjesë e këtij subjekti ku mund të themi se hapat dhe trajektoren e të menduarit e mori tek ne, nga shkolla politike ku në atë periudhë thurrte elozhe dhe lavdata për ligjeratat që i ndiqte dhe mësuesit që i ligjëronin.
Por sic duket erdhi momenti që mësuesi yt të largohet nga Lëvizja, me arsyetimin se Lëvizja nuk ishte mjaftueshëm radikale që ta bëj ndryshimin e nevojshëm në Kosovë. Mirëpo parodoksi tjetër është që përfundoi duke vrapuar pas PDK-së, të cilën ai vet e cilësonte si kokën e krimit në Kosovë.
Burhan, sa i përket qëndrimeve të Lëvizjes VËTËVENDOSJE! për luftën e shenjtë të UÇK-së besoj se nuk ka qartësi më të madhe të asnjë subjekti qoftë edhe nga subjektet e krijuara nga ish-ushtarët, se sa qëndrimet e VETËVENDOSE!-s.
Ne jemi dhe do jemi vazhdimësi e lëvizjeve që kishin synim Bashkimin Kombëtar synim i cili ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së,dhe si përfundim ky betim u la në gjysmë.
Kurse protagonistët që i përmend në shkrimin tënd si më kryesorët duhet ta dish se edhe Albini në atë kohë ishte pjesë e zyrës së Adem Demaçit dhe se i njejti u denua me vuajtje të dënimit me burg prej 15 Vjetësh nga regjimi i atëhershëm serb.
Për fund duhet ta kuptosh se asnjëherë si lëvizje nuk i kemi atribuar meritat kryesore intervenimit të NATO-së, përkundrazi kemi qenë të vetmit që e kemi thënë hapur dhe vazhdojmë ta themi se meritën kryesore e ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për shkak që buron nga vullneti i popullit.
Edon Buca
reagimi im sa i perket shkrimit te Burhanit