Odat e Profesionistëve Shëndetësor në bashkëpunim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë lëshuar një njoftim lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat në sektorin publik.
Në këtë njoftim thuhet se: Të gjithë profesionistëve shëndetësorë t’i kompensohet shtesa mbi pagat aktuale, në shumë të referuar sipas katalogut të pagave.
Derisa, më tej shkruhet se e njëjta pagesë duhet të përfshihet në rishikimin e buxhetit për vitin 2020.