Po e ndjejë të nevojshme të ua bëjë me dije edhe njëherë disa oponentëve të lodhur brenda taborit tim politik të LDK-së, se deri më tani, asnjëherë të vetme, nuk kam biseduar me kryetarin e partisë së LDK-së, dega në Gjilan, dhe, me asnjë strukturë politike, lidhur me kandidaturën time për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Unë vazhdojë ta kryej më përplot përgjegjësi, postin në të cilin jam i ngarkuar si nënkryetar komune, duke bartur seriozitet dhe përgjegjësi në punë. Komuna e Gjilanit, e ka kryetarin e saj, tabori im politik i LDK-së i ka organet e zgjedhura, dhe se, kur t’i vie koha, do të diskutohet çdo gjë në tavolinë. Nuk ka nevojë askush, të merret me intriga, me qëllimin e vetëm ta lakojë emrin tim, duke bërë propaganda të ndryshme personale e familjare. Sinqerisht, kjo që po e ndëgjojë është e turpshme për ata persona të cilët e ndjejnë vetën si të lartësuar.
Të gjithë ju, të cilët keni aspirata duke u munduar të denigroni njerëz, ju ftojë të më leni të qetë, personalisht mua, dhe, veçanërisht familjen time, duke ndjekur rrugën tuaj politike, ashtu siç keni arritur të “depërtoni”. Ëndrra dhe lakmia juaj politike, nuk mund të arrihet në këtë formë. Punoni ndershmërisht, për të arritur aty ku synoni. Sepse, qytetarët janë ata të cilët më së miri do të jenë në gjendje ta vlerësojnë këtë. Këto lojëra janë për ta larguar vëmendjen e ligësisë suaj, dhe, natyrisht, këtij horizonti, do t’i dal ngjyrimi shumë shpejt.
Nëse nesër, unë do të jem një ndër të besuarit e kësaj në të cilën po thirreni ju, duke bërë linqime, nga sot, po u paralajmërojë, që ju nuk mund të rrugëtoni me mua bashkë!