Në moshën 77-vjecare ka ndërruar jetë mësuesi Jetullah Kadriu, nga fshati Pogragjë, i cili njëherit ishte veprimtar i shquar në aksionin e madh për pajtimin e gjaqeve.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të mësuesit Jetullah, ku është thënë:
Njoftim mortor
Me dhimbje te thelle njoftojme familjaret, miqt dhe dashamiret se me 03.07.2020 ndrroji jete ne moshen 77 vjeqare babai yne Mesuesi Jetullah Kadriu.
Ka qenë mësues në shkollën fillore “Liria” të Pogragjës, prej nga vjen, më pas në shkollën “Thimi Mitko” të qytetit. Gjatë periudhës së pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia, mësues Jetullahu ka qen ndër nismetaret e pare të pajtimeve të gjaqeve në Anamoravë e më gjerë, bashkë me shokë të mirë, si ishte akademik Mehmet Halimi, mësuesi Reshat Shaqiri, Xhelil Pajaziti, një shok tjetër, shumë punëtor, që quhej Vebi Krasniqi etj.
Varrimi i të ndjerit bëhet me ixhindi në fshati Pogragjë