Në Qendrën Klinike Universitare të Koovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta i intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe 3 të tjerë me maskë oksigjeni.
Nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendjae stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.