Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është alarmante.
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se kjo Qeveri është e varur nga Lista Serbe. Sipas saj, qytetarët nuk kanë votuar për nënshtrim ndaj Serbisë.
“Sot një muaj u votua kjo Qeveri që e përjashton fituesin e zgjedhjeve. Sot kjo qeveri ka 59 vota në Kuvend, ndërsa 2 vota të kontestuara i ka në procedurë të Kushtetueses”.
Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku ka kritikuar Qeverinë aktuale lidhur me menaxhimin e situatës, derisa ka thënë se Kosova është shndrërruar në një prej vendeve me numrin me të madh të infeksioneve në Evropë.
“Situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit. Në ditën kur kjo Qeveri nisi punën, në Kosovë kishte vetëm 273 raste aktive me coronavirus, kurse raporti i mbrëmshëm tregon se aktualisht ka 1302 raste aktive. Sot kemi degraduar me një prej vendeve me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë”, u shpreh ai. /Reporteri.net