Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ora 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive një pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.
Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I (1949) – Prishtinë; F.H (1949) – Viti, R.K (1950) – Mirtovicë, B.G (1960) – Vushtrri, S.T (1949) – Fushë Kosovë dhe V.SH (1982) – Pejë.
Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.