Rritja e ndjeshme e rasteve me COVID-19 dhe e viktimave po ashtu, e ka vënë në lëvizje kryeministrin, Avdullah Hoti.
Ai nesër do të ketë një takim me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, teksa pritet të diskutohet për masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeminstrit me anë të një komunikate për media.
I njëjti do të mbahet me fillim prej orës 13:00.
Kujtojmë se vetëm sot nga COVID-19 kanë vdekur gjashtë persona në Kosovë. Kryeministri Hoti para disa ditësh kishte paralajmëruar se nëse një situatë e tillë vazhdon, atëherë mund të kthehet izolimi total.
Sidoqoftë, nesër pas takimit do të ketë edhe konferencë për media ku do të bëhet e ditur se çka është marrë vendim. /Reporteri.net/