Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, ka thënë se kanë krijuar një grup punues për të përgatitur planin për vazhdimin e mënyrës së organizimit të mësimit në distancë.
Ai ka thënë se po ashtu janë duke u përgatitur edhe për mësimin në objektet shkollore. Por sipas ministrit nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë atëherë do të vazhdon mësimi në distancë.
“Ne kemi krijuar një grup punues për me përgatit planin edhe për mësimin e distancë dhe online prej shtatorit sepse situata është shumë e vështirë dhe ne përgatitemi për më të mirë për mësimin në objektet shkollore”.
“Duhet të jemi të përgatitur se në rast se kjo gjendje vazhdon të jemi të përgatitur për mësimin në distancë dhe sa më mirë që është e mundur dhe përgatitjet janë duke u bërë dhe presim që në muajin shtator apo tetor në rast se paraqitet nevoja të jemi të përgatitur”.
Likaj më tutje ka thënë se testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë do të mbahet me 10 korrik.Ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së është shtyrë për 29 gusht.
“Testi i maturës për nxënësit që janë të regjistruar jashtë e kemi organizuar me datën 10 korrik ndërsa pjesa tjetër me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është shtyrë për 29 gusht”.
“Ne jemi duke i shqyrtuar gjitha opsionet se si mund të realizojmë këtë test dhe kuptohet nëse vazhdon situata e njejt atëherë duhet me gjet edhe zgjidhje të tjera alternative”, ka thënë Likaj për Ekonomia Online./eo/