Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas takimit me udhëheqësit e institucioneve shëndetësore.Ai tha se që nga sot nga ora 21:00 deri në orën 05:00, do të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri.
“U pajtuam të blejmë 7 aparatura të testimit. Do të krijojmë kapacitete shtesë ë personel shëndetësorë, duke mobilizu personelin shëndetësorë edhe ata që uk janë punësuar deri tash. Do të krijohen kapacitete për 500 teste brenda ditës, do të fillojnë procedura urgjente për të blerë edhe 100 mijë teste shtesë.
Masat administrative, në qytetet ku ka numër të madh të infektuarve duke filluar nga sonte, do të kufizohet Lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 mëngjes”.