Sot Qeveria e Kosovës, ka marrë disa vendime, nga vendimet të cilat janë marrë është vendimi për gastronomin, ku në disa qytete të Kosovës do të jenë të hapura deri në orën 21:00.
Ky vendim nuk vlen për qyteti e Gjilanit, Radio Star ka kontaktuar me kryetarin e Komunës, z. Lutfi Hazirin, ku ai për Radio Star ka dhënë detaje rreth këtij vendimi.
Kryetari Haziri për Radio Star ka thënë se për qytetin tonë nuk ka ndonjë vendim, por edhe ne jemi të rrezikuar nga kjo situat e krijuar në vend, më tutje Haziri thotë se ne jemi ende me menaxhim te situatave ndaj pandemisë në Gjilan.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës:
Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kundër Covid-19.
Ai thotë që është marrë vendimi që nga sonte në ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri shkruna Radio Star.
Ky vendim vije pas shtimit të rasteve te reja me Covid-19, e rritjes së numrit të viktimave.