Drita ka vazhduar të mbajë distancë prej katër pikëve edhe pas xhiros së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës, pas fitores 4:0 në udhëtim te Llapi.
Kurse, kjo xhiro e Superligës ishte paksa e veçantë pasi vetëm Prishtina arriti fitore si vendas, madje atë në minutën e 94-të me një gol të Januzit, shkruan Gazeta Olle.
Kurse, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në ‘Sporti Total’ tha se fitorja e sotme ndaj Llapit nuk ishte fare e lehtë.
“Ne kishim një ndeshje të rëndësishme sot, drejt synimeve tona.”, tha fillimisht Zymberi.
“Nuk ishte ndeshje e lehtë sepse Llapi i ka bërë probleme Prishtinës dhe Gjilanit, por jemi përgatitur me gjitha kapacitetet tona që të marrim më të mirën”.
“Gjithsesi nuk ka qenë e lehtë, sepse është dashur angazhim i madh që të arrijmë tri pikët, ndoshta nuk e kemi pritur rezultatin 4:0, por përgatitja mjaft e mirë e ekipit ka bërë që të marrin këtë rezultat”, përfundon Zymberi.