Ka vdekur edhe një persona nga koronavirusi në Kosovë, ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi, a bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Poujevës, Nexhmi Rudari.
Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.
Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me koronavirus, me gjithsej 76 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./gazetametro.net