Me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur kosovar, prof. dr. Hajrullah Gorani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gorani. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Gorani,
Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të madh të Kosovës, veprimtarin Hajrullah Gorani.
Profesor Gorani do të mbahen në mend përgjithmonë për kontributin e tij të madh në fushën e ekonomisë, duke botuar libra të rëndësishëm e duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionist të jashtëzakonshëm.
Përpos tjerash, profesor Gorani njihet si njeriu që rezistoi në lëvizjen sindikale për thyerjen e okupimit dhe ndërtimin e lirisë e paqes për Kosovën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve profesorë e miqve të tij. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e Lutfi Haziri.