Para dy-dri ditësh ishim dëshmitarë të një rrebeshi shiu i cili u përcjellë edhe me disa dëme të lehta. Deputetën e LVV-së nga Gjilani e kishin bërë nervoz “Ai atje nalt” dhe “Këta këtu poshtë” që e kanë lëshuar shiun e rrëbeshëm pa e rregulluar paraprakisht kanalizimin e ujrave atmosferikë në komunën e Gjilanit.Në tërë shkrimin e sajë vazhdimisht e përdorë shprehjen “Ai atje nalt” dhe “Këta këtu poshtë”. Patjetër që rrjedhë pyetja: ku je ti deputete masi s’je as me atë nalt e as me këta poshtë, kujt je duke i bërë argatin pasi që Anamoravës jo se jo?
Tereni i deputetes si duket është ndërmjet ” atij atje nalt” dhe “këtyre këtu poshtë” e që një zot e di se çka ka në atë zonë. Pleqtë e menqëm thojshin se Koftëlargi rrin aty ku nuk është Zoti dhe Insani.”Këta këtu poshtë” me besimin te “ai atje nalt” i patën besuar premtimeve të deputetes se ka me u angazhuar për nevojat e tyre në përmushje të nevojave dhe kërkesave të Anamoravës. Dhe, deputetja e ka mbajtë premtimin duke u angazhuar, por ja ka huqur vetën në një gjë: angazhohet për mospërmushje të kërkesave te Anamoravës, sepse ajo dhe shokët e sajë tjerë nga LVV-ja nuk votuan në të mirë të marrëveshtjes ndërkombëtare shumëmilionshe për trajtimin e ujrave të zeza për Gjilanin. Komuna e Gjilanit dhe deputetët e LDK-së nga Gjilani vite më parë e kanë nisur këtë projekt dhe tani janë deputetët e LVV-së nga Gjilani të cilët nuk e përkrahën në Kuvendin e Kosovës.Nuk duhet të ndihen të turpëruar kurr ata të cilët japin besim por ata të cilët e shkelin besën, prandaj qytetarët e Anamoravës mezi presin ballafaqimin e ri me këta të cilët e shkelën besën. Duke kërkuar besim deputetja e pat bërë temë të fushatës “Kundërmimi i Liqenit të Uglarit” ndërsa tani del kundër zgjidhjes së këtij problemi.Selami për deputeten është se përkundër pengesave nga ti dhe shokët e tu, ne këtu poshtë me ndihmën e atij nalt kemi me e zgjedhë problemin e ujrave të zeza në Gjilan duke e ndërtuar fabrikën moderne për trajtim të ujrave të zeza, bile keni me pasë mundësi pastaj edhe me ushtru profesionin e peshkatarit në “Liqenin” e Uglarit.
Votuesi i Anamoravës këtë mashtrimin e parë nuk u’a bënë hallall, e nëse arrini edhe një herë me e mashtruar sigurisht se do t’a merrni hallallin edhe për mashtrimin e parë edhe për te dytin.