Të dashur qytetarë,
Në takimin e pasditës me QOE, diskutuam situatën e fundit pandemike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi përshkak të rritjes së numrit të rasteve. Jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 mostra të reja të marra nga IKSHP-ja.
Ndërsa, në bashkëbisedimin e sotëm, me Kryeministrin, Dr. Avdullah Hoti, kam theksuar që mbyllja e gastronomisë, do të jetë me pasoja të rënda socio-ekonomike. Sidoqoftë, po punohet vazhdimisht, që të gjendet një rrugëdalje më e mirë për të gjithë, duke tejkaluar situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohemi si vend.
#bashkeiadalim