Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se momentalisht ai dhe gruaja e tij që ka rezultuar poashtu pozitiv në testin për koronavirus po ndihen mirë dhe nuk kanë ndonjë simptomë.
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”.