Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati nëpërmjet një postimi në Facebook.
Gucati ka njoftuar se i ftuari i radhës në Hagë është Elbasan Shoshaj, ish-pjesëtar i UÇK’së.
“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, shkruan Gucati. /gazetametro.net