Ka shkuar në 82 numri i të vdekurve si pasojë e coronavirusit në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë vdekur tre persona.
“Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese|, ka njoftuar IKShPK.
Po ashtu është bërë e ditur se janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.