Nënkryetari Ismajli, sot ka pritur në takim gastronomët gjilanas, ku nga ta ishte organizuar një protestë për shkak të kufizimit të orarit, i cili ky orar i ka vështirsuar punën shumë lokaleve në Gjilan.
Postimi i plotë:
Kam pritur në takim përfaqësuesit e gastronomisë nga Gjilani, të cilën kanë protestuar me të drejtë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës, kundër kufizimit të orarit të punës.
Këta pronarë gastronomie, me shumë të drejtë po e kundërshtojnë këtë vendim, por jo në adresë të duhur, sepse këto vendime nuk janë komunale, por të Qeverisë së Republikës.
Ne, edhe në takimin e ardhshëm të asociacionit të komunave, kryeministrit Hoti, do ua përcjelli shqetësimin dhe kërkesën për anulimin e këtij vendimi, pasi që, ky vendim, është duke e dëmtuar rëndë këtë sferë të rëndësishme ekonomike, e cila gjeneron edhe një numër të konsiderueshëm të punësuarish brenda tyre.
Vazhdimi i kufizimit të orarit për ta, është kufizim i vetë buxhetit të Republikës, zvogëlim i vendeve të punës, dhe rrjedhimisht, situatë e cila na dërgonë në mbylljen e bizneseve të gastronomisë vendore.
#bashkeiadalim