Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në facebook, ka apeluar deputet e anamoravës pa dallim politike që të votohet ligji për ndihmën financiare për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan shkruan Radio Star.
Haziri ka thënë se është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve.
Postimi i plot:
Të gjithë deputetëve pa dalime politike, iu bëj apel që ta votjnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin.
Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat.
Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri.
BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës.
Jam falënderues ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj dhe ish-ministrit Hamzaj për përmbylljen procesin të grantit për Gjilanin. Jam falënderues, po ashtu, edhe për ish-ministrat, Bislimi, Abdixhiku e Hajdari, të cilët konfirmuan interesimin për të mbështetur Gjilanin.
Koha me e dëshmu me votë nesër, në Kuvendin e Republikës.
Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, neser. Do te jemi falënderues përjetë.
Ata që votojne kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë.
Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për #Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përseritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë.
Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave!