Puna e së dielës për shumicën është një ngarkesë shtesë për punëtorët në tërë Zvicrën. Ndalimi i punës gjatë të dielave është i rregulluar në Ligjin e Punës (ArG) dhe, përveç të tjerash edhe në Kontratë Kolektive.
Në veçanti, sindikata dhe disa parti politike kanë ndërmarr iniciativën për të organizuar referendum kundër tendencës për të ashtuquajturin „liberalizim“ të orarit të punës së të punësuarve në tregti! Tendencë kjo për hapjen e dyqaneve të artikujve ushqimorë, deri në mbrëmje vonë, edhe të dielave!
Sindikalisti i njohur në Zvicër, njëherit deputet në Asamblenë Komunale të Langnau (Kanton Bern) Nazim Rexhepi, me prejardhje nga Malisheva e Gjilanit, është ndër më të angazhuarit për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme për këtë referendum. Dje e takuam në Huttwil dhe Langenthal, sot në Burgdorf, të nesërmen në ndonjë qytet tjetër.
Si gjithmonë, qëllimi i Nazimit ka qenë të jetë rregullisht në krye të betejave për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, pa dallim përkatëse etnike, religjioni apo përcaktimi politik.
Dhe në këtë betejë, në të cilën klasës punëtore në Zvicrës po i bëhet padrejtësi, Nazimi është në ballë të sfidës, për të cilën ka marr shumë urata nga shoqata të ndryshme dhe përcjellës të shumtë të aktiviteteve të tij. Të shpresojmë se puna e tij shembullore do të korr sukses, sikurse edhe herave të tjera. Shtegu.com