Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, nga dita e enjte, duhet të hynë në këtë shtet vetëm me test negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë.
Testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, në një interval prej 5 orësh, përcjell albinfo.ch.
“Informacionet që kemi siguruar tregojnë se në këto shtete numri i infektuarve është vërtetë i madh. Ne, duhet të mbrohemi. Kjo është masë e duhur për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj se kemi pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga rastet importuese apo pacientë bartës të virusit”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Këtë vendim e ka komentuar Ministri i Shëndetësië në Kosovë Armend Zemaj në T7, të cilim e ka quajtur të padrejtë, përcjell albinfo.ch
“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.
Zemaj po ashtu ka shtuar se në këtë situate, edhe pala kosovare do të marr masa.
“Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet.”, shtoi ai
Ndryshe, Maqedonia e Veriut deri tani me COVID-19 janë infektuar 7,406 persona, prej tyre; 3493 janë aktiv dhe 359 kanë vdekur. Ndërsa 3554 janë shëruar.