Në Kosovë është shënuar rasti i parë që një foshnje e porsalindur ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës Burbuqe Skenderi e cila ka thënë se gjendja e foshnjes është momentalisht stabile.
“Shoqata e Neonatologëve të Kosovës raporton rastin e parë të porsalindurit me Covid pozitiv. Gjendja e përgjithshme e foshnjes momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar ajo në Facebook.