Klubi Futbollistik “Drita” është duk kërkuar nga FC Prishtina që t’i paguajnë dëmet e shkaktuara nga thyerja e dhomave të zhveshjes në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com.
Drejtori sportiv i këtij klubi, Valon Zymberi, në një prononcim për emisionin “Dueli Ditor” në “RTV Dukagjini” ka theksuar se do të kërkojnë kompensim nga ana e kryeqytetasve për dënimin e shkaktuar.
“Do ta procedojmë dhe të na kompensojnë dëmin që e kanë bërë. Ne nuk jemi të inatosur. Ka qenë frustrimi i skuadrës së Prishtinës, sidomos kur e kanë parë që janë në zhveshtoret e liderit aktual, frustrimi ka qenë më i madh. Besoj që edhe ata për këtë vandalizëm i kanë rënë pishman. Por nuk është diçka që duhet marrë me shqetësim të madh”, u shpreh ai.
Zymberi foli edhe për ndeshjen e radhës që do të jetë pikërisht kundër Prishtinës.
“Nuk ka ndeshje të lehtë në fazën e fundit. Edhe kjo ndeshje është ndeshjen radhës. Do t’i qasemi me 100%. Unë besoj shumë te ekipi jonë. Mendoj që në fund do të marrim një rezultat pozitiv në fund”, tha drejtori i Dritës.