Valbonë Tafilaj, psikiatre në QKUK, ka thënë se personat e prekur me COVID-19 po e fshehin këtë për shkak të paragjykimeve.
Vetë Tafilaj ka qenë e infektuar me COVID-19. Ajo rrëfen se ka hasur me pacientë që kanë thënë se janë me koronavirus, por që nuk duan të tregojnë.
“Personat e prekur me Covid 19 po e fshehin atë për shkak të paragjykimeve në shoqërinë tonë dhe për shkak të frikës se mund të humbasin punën. Unë kam qenë e infektuar dhe i këshilloj të gjithë ata që dalin pozitiv që së pari të izolohen e pastaj të mos e fshehin sëmundjen. Ne jemi shoqëri që i paragjykojmë të tjerët dhe kam pasur pacientë që kanë thënë se janë me koronavirus, por që nuk duan të tregojnë”, ka thënë ajo në SOT, duke shtuar se heronj janë ata që i mbajnë maskat e distancën.