Sot nga ora 09:00 Asociacioni i Komunave të Kosovës do të mbajë takim virtual mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.
Në këtë takim do të diskutohet situata me pandeminë Covid-19 që po mbizotëron në Kosovë.
Klan Kosova mëson se krerët e komunave do ta thonë fjalën e tyre rreth mundësisë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në vend, njofton Klan Kosova.