Sot ka filluar takimi për dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi mbahet nëpërmjet videolidhjes sipas njoftimit të EEAS dhe ka filluar në ora 10:00. Në takim gjithashtu marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.
Diskutimet sipas njoftimi të EEAS pritet të përfundojnë në ora 15:00. Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të dal para mediave me një konferencë për media që do të fillojë nga ora 16:00.
Konferenca mbahet në oborrin e Qeverisë.