Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në ora 16:00 do të mbaj konferencë për media, ku pritet se cili do të jetë vlerësimi rreth gjendjes së rënduar nga koronavirus dhe të vendoset për gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se sot kryeministri Hoti do të mbaj konferencë për media e cila do të filloj në orën 16:00.
Mirëpo, nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj konference.
Por duke pasur parasysh, paralajmërimin e Hotit për sot, i cili kishte thënë të premtet se në bazë të vlerësimeve të cilat do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë, do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve
Gjithashtu Hoti ka theksuar se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëj që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e COVId-19, kemi biseduar shumë hapur, mund të jetë vendim jo popullor por jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të komitetit për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me informata shtesë që kemi kërkuar dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të dielën do ta shqyrtojmë sepse vendimin përfundimtar e merr kuvendi por ne do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Hoti mbrëmë në emisionin Rubikon.
Për këtë, Hoti ka folur edhe me kryetarët e komunave, të cilët e kanë përkrahur në propozimin e gjendjes së jashtëzakonshme
Gjithashtu duhet theksuar se kryeministri Hoti, është duke zhvilluar takim virtual me presidentin serb Aleksandër Vucic, me ndërmjetësimin e Brukselit.