Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të enjten do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Ai tha se dialogu nuk ka alternativë dhe se në këtë proces hyjnë veç për njohje reciproke.
“Sot kemi arritur që të kemi pajtueshmëri për takimin e së enjtes që është takimi i parë pas 20 muajsh”, ka thënë ai.
“Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Kemi arritur pajtueshmëri në parim, të kemi takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu”
“Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.
“Faza finale ka kuptim veç për njohje reciproke mes dy vendeve, s’ka alternativë tjetër. Marrëveshja finale, parasheh njohjen reciproke, të pagjeturit, dëmet e luftës, e të gjitha çështjet që duhet t’i normalizojnë dy vendet”, tha Hoti.
Ai ka shtuar se temat e dialogut janë të njohura.
“Marrëveshja finale duhet ta përfshijë njohjen reciproke, adresimin e çështjes së të pagjeturve dhe të gjitha çështjet që duhet të normalizojnë raportet midis dy vendeve”, ka thënë ai.