Kampionati elitar në futbollin kosovar ka hyrë në fazën finale, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u mbyllur ky edicion.
Ndeshjet ndërmjet rivalëve direkt për titullin kampion do të nisin që nga xhiroja e 31-të, teksa takohen Drita – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina.
Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht që në këto përballje do të delegohen gjashtë gjyqtarë, duke përfshirë edhe ata prapa portave, njësoj sikurse edicionin e kaluar.
Gjashtë gjyqtarë do të jenë edhe në sfidat kryesore të xhiros së 32-të dhe xhiros së 33-të, ndërkohë që delegimi i ‘këmishzinjëve’ do të bëhet para ndeshjeve.
Gjyqtarët prapa portave do të jenë risi për ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, derisa do të delegohen për të dytin vit më radhë, pas ndeshjeve vendimtare në edicionin e kaluar.
Gjithsesi, mbetet për t’u zyrtarizuar gjithçka nga FFK gjatë ditëve në vazhdim.
Gazeta “Sheshi” ju sjell edhe njëherë tjetër orarin e këtyre xhirove:
Xhiro 31
Drenica – Vushtrria
Ferizaj – Dukagjini
Trepça ’89 – Llapi
Flamurtari – Feronikeli
Ballkani – Prishtina
Drita – Gjilani
Xhiro 32
Drita – Drenica
Gjilani – Ballkani
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ‘89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria
Xhiro 33
Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Trepça ’89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita
Kujtojmë që finalja e DigitAlb Kupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 29 korrik.