Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit, Drita dhe Gjilani, janë në luftë të nxehtë për titullin kampion.
Kurse, të shtunën zhvillohet derbi më i madh kosovar, ku Drita do të jetë në cilësinë e vendasit, shkruan Gazetasheshi.com
Tifozët e zjarrtë të Dritës, “Intelektualët”, kanë paralajmëruar një festë të madhe, duke thënë se titulli është afër pasi që kanë mbetur edhe tri beteja.
“Po vjen… Të dashur qytetarë të Gjilanit , para dy viteve ju treguam të gjithëve si pritet kampioni në qytet. Këtë vit po na vjen përsëri , në shtëpinë e vet , në qytetin e Kampionëve !
Tri beteja deri në fund të luftës !
Një luftë e përbashkët.
Një qytet i bashkuar për një klub.
Një klub për gjithë qytetin !,
Përpara djema , ta kthejmë në shtëpi !” kanë shkruar intelektualët.