Kosova ka 2.706 raste aktive me koronavirus.
Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë shënuar 5.369 raste me këtë virus, ndërsa janë testuar 29.546 persona.
Kanë humbur jetën 118 persona, 2.545 persona janë shëruar, ndërsa aktive janë 2.706 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot janë shëruar 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.